Pyetjet e bëra shpesh

Si ta di se kur janë freskuar çmimet?

Datën e fundit se kur janë freskuar çmimet mund ta shikoni duke vendosur kursorin mbi logon e marketit. Çmimet mundohemi t'i freskojmë disa herë gjatë javës. Mundësia që çmimet të ndryshojnë shumë janë të pakta, derisa zakonisht ndryshojnë çmimet e frutave, perimeve dhe artikujve në aksion. 

A vlejnë çmimet vetëm për marketet në Prishtinë? 

Çmimet që shihni në faqe janë çmime të mbledhura nga rrjetet e marketeve në Prishtinë. Çdo rrjet i supermarketve ka politikat e veta të çmimeve për secilin supermarket dhe qytet. Nga ajo që kemi mundur të vërejmë, çmimet e një zingjiri të supermarketesh janë të njejta në të gjitha qytetet e Kosovës.

A keni në plan të shtoni çmimet e produkteve edhe për ndonjë rrjet tjetër supermarketesh?

Po. Përveç supermarketeve të listuara deri më tash, ne jemi gjithmonë të angazhuar të sjellim çmimet nga të gjithë rrjetet e supermarketve të mëdha. Gjithashtu do të kujdesemi që të përfshijmë edhe rrjete të reja të supermarketeve që do të hapen. 

A mund të shtoni produkte tjera në platformë?

Ne mundohemi çdo ditë të përfshijmë sa më shumë produkte në databazën e Masliri.com. Na dërgoni sygjerime se cilat produkte shtesë duhet të vendosim në www.masliri.com, përmes emailit [email protected]

Si është e mundur që një produkt ka çmimin vetëm për një supermarket? 

Procesi i listimit të produkteve në supermarkete është kompleks dhe ka mundësi që për shkak të volumit të madhë të produkteve mund të na ik ndonjë çmim. Gjithashtu ka mundësi që ekipi i Masliri.com gjatë mbledhjes së çmimeve nuk ka hasur në çmimin e ndonjë produkti.

 

 

x

Custom message please ignore